minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Plagoset me thikë në qafë lideri i opozitës në Korenë e Jugut - Shqiperia.info

Lee Jae-myung, lideri i opozitës në Korenë e Jugut është goditur me thikë në qafë, gjatë një konference për shtyp.

Sipas mediave vendase, Lee Jae-myung u sulmua nga një burrë që ndodhej në mesin e turmës, i cili iu afrua për t’i kërkuar një autograf dhe papritmas ju hodh duke e goditur me thikë në qafë në anën e majtë.

Autori u neutralizua dhe u arrestua menjëherë në vendngjarje.

Ndërsa, lideri i opozitës u dërgua me urgjencë në spital përmes helikopterit. Ai ka pësuar një çarje 1 cm në qafë, ndërsa sipas autoritetev ai është jashtë rrezikut për jetën. Autori i sulmit heshti para hetuesve si për identitetin e tij, ashtu edhe për motivin e sulmit.

Partia Demokratike e Koresë së Jugut e Lee Jae-myung reagoi duke dënuar sulmin.

“Ngjarjen e konsiderojmë akt të qartë të shkatërrimit të demokracisë”, tha zëdhënësi i partisë.

Në zgjedhjet e fundit presidenciale, Lee humbi me rezultat të ngushtë përballë rivalit të tij. Ai pritet që të kandidojë edhe në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të vitit 2027. Lee është akuzuar për korrupsion nga prokuroria, teksa gjykata e ka hedhur poshtë kërkesën që ta mbante në paraburgim./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version