minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Pësoi thyerje të hundës në ndeshjen me Austrinë, veprimi i fundit i Mbappe tregon shumë për sfidën e radhës (VIDEO) - Shqiperia.info

Ylli i Francës dhe Real Madridit, Kylian Mbappe, mori një goditje të madhe në fitoren e mbrëmshme 1-0 ndaj Austrisë, pasi pësoi një thyerje të hundës, e cila vuri në dyshim disponueshmërinë e tij për dy ndeshjet e mbetura të grupit.

Nesër Franca do të ketë përballjen e radhës me Holandën në orën 21:00 dhe gjasat janë që Mbappe të marrë pjesë në këtë sfidë.

Këtë të mërkurë, ai është parë në stërvitjen individuale që ka zhvilluar ekipi i Francës. Mbappe është shfaqur pa maskë speciale, ashtu siç u aludua pak ditë më parë, por mbante vetëm një fasho speciale që mban hundën në vendin e duhur në mënyrë që plaga të mund të shërohet.

Tashmë pritet sfida e nesërme për të parë nëse Mbappe do të zbresë në fushën e blertë kundër Holandës dhe se si do të jetë paraqitja e tij. Të gjitha sytë tashmë janë aty!/vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version