minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Përplasen trenat në New York, njëri prej tyre doli nga shinat, 24 persona të lënduar - Shqiperia.info

Një aksident hekurudhor u shënua këtë të enjte në New York, nga i cili të paktën 24 persona kanë mbetur të plagosur. The New York Times raporton se njëri nga trenat doli nga shinat, duke bllokuar një nga lagjet më të populluara të Manhattanit.

Rreth 300 njerëz u evakuuan ndërsa zjarrfikësit gjithashtu larguan qindra njerëz nga një tren i tretë që nuk ishte i përfshirë por duhej të ndalonte për shkak të përplasjes.

Tre linja të rrjetit të gjerë të një prej metrove më të vjetra në botë u paralizuan dhe Upper West Side i Manhattanit, u rrethua nga zjarrfikësit, policia dhe ambulancat.

Fatmirësisht askush nuk u plagos rëndë,” tha zëvendësshefi i FDNY, Ian Swords, duke shtuar se vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e përplasjes./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version