![Përmbyset minibusi me nxënës në Turqi, 20 të lënduar Përmbyset minibusi me nxënës në Turqi, 20 të lënduar](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2024/03/samsunda-ogrenci-servisi-devrildi-20-kisi-hafif-yaralandi_355a333-scaled-1-600x400.jpg)
TURQI– Shoferi dhe 19 studentë kanë mbetur të lënduar lehtë si pasojë e përmbysjes së minibusit të studentëve në lagjen Vezirköprü të Samsunit.
Shoferi i minibusit ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke u përmbysur në fushë.
Pas aksidentit, në vendngjarje janë nisur ekipet e Emergjencës dhe të Policisë.
Të plagosurit janë dërguar në Spitalin Shtetëror Vezirköprü dhe janë jashtë rrezikut për jetën./vizionplus.tv