minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Përleshje masive në burgun grek, disa të plagosur - Shqiperia.info

Një përplasje e dhunshme mes të dënuarve ka ndodhur një ditë më parë në burgun e Volos në Greqi.

Mediat helene raportojnë se nga përleshja masive mbetën të lënduar 10 të burgosur, të cilët u dërguan për ndihmë në spital.

Përplasja ka ndodhur mes dy grupeve pakistaneze dhe rome.

Kanë qenë romët të cilët kanë sulmuar fillimisht tre pakistanezë, më pas përleshja është bërë më masive. Është dashur ndërhyrja e gardianëve që situata të qetësohej dhe të lënduarit të dërgoheshin për ndihmë mjekësore.

/Vizionplus.tv/

 

Share.
Exit mobile version