minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Pemë të rrëzuara, shtylla të dëmtuara e xhama të thyer, moti i keq godet Greqinë - Shqiperia.info

Probleme të rënda shkaktoi dje moti i keq që goditi Greqinë, ndërsa pak pas mesnate një stuhi e papritur e shoqëruar me breshër ka “goditur” edhe Atikën.

Brenda pak minutash rrugët u kthyen në lumenj zndërsa zjarrfikësit morën thirrje pas rrëzimit të pemëve.

Ata gjithashtu morën dhjetëra thirrje për lirimin e qytetarëve nga  ashensorët për shkak të ndërprerjeve të energjisë elektrike.

Goditjen më të madhe e kanë marrë periferia veriore, ndërsa në Filothei edhe pema e Krishtlindjes ka rënë nga era.

Përdoruesit në X (ish Twitter) ngarkuan video të dëmeve të shkaktuara nga moti i keq në Athinë.

Më parë ishte dhënë një mesazh, për të shmangur lëvizjet e panevojshme, në Greqinë Perëndimore dhe konkretisht  për banorët e  Epirit, Aitoloakarnanisë, Ilisë,  kaisë dhe Ishujve Jon, duke i paralajmëruar ata për stuhi të forta.

Në të njëjtën kohë, policia kishte vënë në fuqi ndalimin  e qarkullimit të motorave dhe kamionëve në urën Rio-Antirio.

/vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version