minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Pas divorcit, burri qëllon me thikë gruan, 62-vjeçarja në gjendje të rëndë - Shqiperia.info

Një grua 62-vjeç është qëlluar me thikë nga ish-bashkëshorti i saj.

Ngjarja e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të marte në Milano.

Gruaja, sipas mediave italiane, është gjetur nga kalimtarë të rastit, të cilët më pas kanë njoftuar policinë.

62-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pas plagëve të shumta që ka marrë në zonën e qafët, ku i janë dëmtuar edhe enët e gjakut.

Sipas hetimeve paraprake, sulmi mund të ketë ndodhur fillimisht brenda banesës së saj, përpara se ajo të dilte në rrugë për të kërkuar ndihmë. Autori i dyshuar, mendohet që të jetë ish-bashkëshorti i 62-vjeçares. Pas ngjarjes, autori u largua menjëherë nga vendngjarja, ndërsa policia e ka shpallur në kërkim.

Një fqinje ka treguar për mediat se kishte dëgjuar britma dhe kishte parë gjurmë gjaku në rrugë, ndërsa dëshmitarë të tjerë thonë se ish-bashkëshorti e kishte ndjekur gruan për disa javë para sulmit.

Çifti, sipas informacioneve, ishte ndarë tre vite më parë për shkaqe financiare. Autoritetet po hetojnë nëse gruaja kishte raportuar më herët ndonjë kërcënim apo formë dhune nga ish-partneri i saj./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version