Një histori e çuditshme na vjen nga SHBA dhe konkretisht Nebraska. Pasi u konfirmua vdekja e një gruaje 74-vjeçare , Constance Glantz, ajo u dërgua në shtëpinë e funeralit. Por ishte stafi që organizonte funeralin e saj që vuri re se gruaja merrte ende frymë.

Pavarësisht se u dërgua me urgjencë në spital, mjekët nuk arritën ta shpëtonin dhe ajo vdiq, këtë herë, me të vërtetë.

Autoritetet policore të ngarkuara me hetimin e incidentit kanë konfirmuar se bëhet fjalë për një ” rast jashtëzakonisht të pazakontë “.

Siç tha kreu Ben Houchin:

” Unë kam bërë këtë punë për 31 vjet dhe asgjë e tillë nuk më ka ndodhur kurrë më parë .”

/vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version