minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
“Nuk pranoj të më quash të vdekur para miliona njerëzve”, reagon vajza e Elon Musk - Shqiperia.info

Pasi Elon Musk u shpreh se vajza e tij transgjinore u “vra” nga virusi i mendjes “woke” pasi u mashtrua për të pranuar procedurat për afirmimin e gjinisë së fëmijës, ka reaguar vetë Vivian. Sipas saj, Musk gënjeu në intervistën e dhënë ku e cilësoi “të vdekur”.

“Këtë herë nuk jam e gatshme të lejoj askënd që dëshiron të gënjejë për mua, në mënyrë të hapur, para një audiencë prej miliona njerëzve,” shpjegoi Vivian.

Ndërsa më tej ajo e cilësoi Musk si një njeri të ftohtë dhe të pakujdesshëm, duke theksuar se ai nuk ka qenë i pranishëm në familje, shkruan La Repubblica.

Vivian është një nga gjashtë fëmijët që Musk ka me ish-bashkëshorten Justine Wilson. Në vitin 2022 vajza paraqiti një kërkesë në një gjykatë në Kaliforni për të ndryshuar emrin dhe gjininë e saj. Vivian kishte kërkuar gjithashtu të merrte mbiemrin e nënës së saj për të ndërprerë çdo lidhje me të atin.
/vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version