minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Nuk ishte dakord me trajtimin që po i bëhej, pacienti godet me grusht infermieren, spitali nuk merr asnjë masë mbrojtëse për punonjësen - Shqiperia.info

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një sppital në zonën e Patrës në Greqi.

Një pacient, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka goditur me grusht infermieren, pasi nuk ishte dakord me mënyrën se si po i bënte trajtimin.

Pas ngjarjes, drejtori i klinikës e ka referuar rastin tek administratat, e cila nuk ka marrë asnjë masë konkrete, përveç prezencës së sigurisë për të hyrë në dhomën e pacientit.

Pacienti, pas marrjes së trajtimit ditën e parë, u rikthye sërish në të njëjtin spital një ditë më pas dhe ishte po njësoj i nervozuar.

Ndonëse infermierja i është drejtuar edhe drejtoreshës së Shërbimit Infermieror , për ta vënë në dijeni për ngjarjen dhe për të kërkuar mbulimin e parashikuar në ligj , kjo kërkesë e saj nuk është pranuar menjëherë./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version