minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Një senator kandidat për zv.President, CNN zbardh prapaskenat se si Trump zgjodhi JD Vance si zëvendësin e tij - Shqiperia.info

J.D Vance është zgjedhur nga Donald Trump si kandidat për të qenë numri dy i SHBA-ve në rast se do të fitojë zgjedhjet presidenciale në muajin nëntor.

Por si u arrit deri te ky emër? CNN ka zbardhur gjithçka që ka ndodhur, për të arritur më pas në zgjedhjen përfundimtare.

CNN shkruan se ishte Donald Trump Jr, i cili shtyu të atin që mes shumë kandidtaëve të përzgjidhte senatorin JD Vance si numrin dy të Presidencës në rast fitoreje në zgjedhjet e nëntorit.

Sipas asaj që shkruan CNN, Trump Jr. i kërkoi të atit gjatë një darke natën vonë në Mar-a-Lago të zgjedhë Vance, duke argumentuar se ai ishte një besimtar i vërtetë në axhendën e Trump.

Vetë Trump u shpreh më herët se pas diskutimeve dhe mendimeve vendosi që senatori i Ohajos, Vance është “personi më i përshtatshëm për të marrë postin e Zëvendës Presidentit të Shteteve të Bashkuara”.

Share.
Exit mobile version