![Një kompani private do të dërgojë hirin tuaj në hënë pas vdekjes, për 13 mijë dollarë Një kompani private do të dërgojë hirin tuaj në hënë pas vdekjes, për 13 mijë dollarë](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2024/03/Capture-80.jpg)
Tradicionalisht, kur një njeri ndahet nga jeta, trupi i tij varroset. Por ka pasur edhe raste, kur familjarët e viktimës kanë vendosur të japin organet për bamirësi. Deri më sot, këto janë format më të përdorshme, ndërsa sëfundmi një formë e re po praktikohet në SHBA.
Një kompani në Amerikë, ka njoftuar qytetarët që për 13 mijë dollarë, do të dërgojë në Hënë hirin e personave që humbin jetën. Kompania, u ka ofruar opsionin e pagesës me këste qytetarëve që nuk kanë mundësi të paguajnë tarifën e plotë menjëherë, raporton The Economist.
Hiri, sipas kompanisë do të hidhet në hënë me një kapsulë alumini, e cila ka madhësinë e një buzëkuqi.
Kjo nismë është kundërshtuar ashpër në SHBA. “Është e paligjshme të hedhësh në Grand Canyon,” thotë Justin Ahasteen, kreu i zyrës në Uashington, teksa shtoi se kjo nuk duhet të jetë politika e SHBA për hapësirën. Por Charles Chafer, themeluesi i firmës, e konsideron absurde kërkesën e bërë në zyrat e Uashingtonit./vizionplus.tv