minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Nikki Haley kërkon mbrojtje prej Shërbimit Sekret - Shqiperia.info

Nikki Haley, konkurrentja e fundit e madhe e ish-presidentit amerikan, Donald Trump për të fituar nominimin e republikanëve për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, ka kërkuar edhe zyrtarisht mbrojtje prej Shërbimit Sekret.

Ajo i ka thënë gazetës amerikane Wall Street Journal se siguria shtesë është e nevojshme për “arsye të shumëfishta”.

“Nuk do të mund të më ndalohet të bëj atë që dua të bëj”, i ka thënë ajo gazetës.

Haleyt, e cila në sondazhe del më poshtë në renditje sesa Trumpi, i është kërkuar nga ish-presidenti që t’i japë fund garës dhe të bashkohet partia kundër demokratit, Joe Biden.

Haley, ish-ambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, dhe ish-guvernatore e Karolinës së Jugut, është nën mbrojtje derisa bën fushatë.

Edhe policia lokale është parë prezente në takimet që zhvillon ajo.

“Kur bëni diçka kësisoj, do të merrni kërcënime”, u ka thënë ajo gazetarëve në Karolinën e Jugut, javën e kaluar.

“Ky është realiteti, por nuk do të më ndaloj”.

Secili vendim për t’i ofruar asaj mbrojtje të Shërbimit Sekret, duhet të merret prej Sekretarit amerikan për Siguri Kombëtare, i cili fillimisht duhet të mbledhë një komitet të Kongresit.

Trump, në anën tjetër, si ish-president i SHBA-së, gëzon mbrojtje prej Shërbimit Sekret për gjithë jetën./REL/

Share.
Exit mobile version