minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Ngjarje horror në Greqi/ Djali djeg nënën dhe xhaxhain për së gjalli dhe më pas hidhet nga ballkoni - Shqiperia.info

Një ngjarje horror ka ndodhur këtë të premte në qytetin e Heraiklionit në Kretë të Greqisë, ku një i ri ka djegur nënën dhe xhaxhain dhe më pas është hedhur nga ballkoni.

Mediat greke raportojnë se i riu i vuri flakën dhe dogji nënën dhe xhaxhanë e tij, në një apartament në Heraklion të Kretës.

Më pas ai u hodh nga ballkoni në një përpjekjeje vetëvrasjeje sipas autoriteteve që e gjetën në gjendje të rënduar psikologjike. Autori i dyshuar u dërgua me urgjencë drejt spitalit.

Sipas policisë, burri ia vuri zjarrin duke dashur të digjte nënën dhe xhaxhanë e tij, që ndodheshin brenda në shtëpi në atë kohë. Nëna mësohet se vuante nga një sëmundje dhe nuk mund të ecte dot.

Po hetohet gjithashtu nëse autori i krimit kishte probleme psikike, ndërsa sipas informacioneve nga “Protothema”, trupat e djegur u gjetën në zona të ndryshme të shtëpisë.

 

Share.
Exit mobile version