James Watson, i cili vetëm 25 vjeç kur u bë një nga shkencëtarët që zbuloi strukturën e ADN-së, ndërroi jetë dje, të enjten (6 nëntor), në një qendër kujdesi në East Northport, Long Island, New York, njoftoi djali i tij, Duncan.
Ai tha se Watson ishte transferuar atje disa ditë më parë nga një spital ku trajtohej për një infeksion.
Bashkë me Francis Crick dhe duke u bazuar në punën e Rosalind Franklin, e cila u njoh shumë vite më vonë, Watson tregoi se ADN-ja ka formën e një spirale të dyfishtë. Me këtë zbulim, ata “deshifruan librin e jetës”, atë që ekziston te çdo organizëm i gjallë.
Watson dhe Crick fituan Çmimin Nobel për Mjekësi në vitin 1962, ndërsa Franklin, e cila vdiq herët në vitin 1958 në moshën 37-vjeçare, nuk mund të njihej me çmim.
Përveç punës së tij mbi ADN-në, Watson është i njohur edhe për rolin e tij në Cold Spring Harbor Laboratory, të cilin e mori drejtues në vitin 1968 dhe e ktheu në një nga qendrat më të rëndësishme të mikrobiologjisë në botë deri në dorëheqjen e tij në vitin 1993, sipas New York Times.
Megjithatë, karriera e tij nuk ka qenë pa polemika. Disa e kanë përshkruar si “Kalligula i biologjisë”. Në kujtimet e tij të botuara në vitin 1968, bashkëpunëtorët e tij thoshin se ai e ekzagjeronte rolin e vet dhe nënvlerësonte kontributin e tyre. Në vitin 2007, Watson shkaktoi një skandal me deklaratën e tij për Sunday Times të Londrës, duke thënë se njerëzit me ngjyrë zakonisht nuk janë aq të zgjuar sa të bardhët.
Ai e përsëriti këtë deklaratë në intervista për dokumentarin e PBS-së që e përfshinte vetë. Megjithëse e mohoi menjëherë këtë qëndrim, imazhi i tij u dëmtua dhe ai më vonë tha se kolegët e tij e kishin braktisur.
Për vite me radhë, protestat e shoqëronin në paraqitje publike, siç ndodhi edhe në Patra në vitin 2011.

