minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Moti i keq godet Italinë, rrëshqitje dherash dhe përmbytje rrugësh në disa zona - Shqiperia.info

Moti i keq ka përfshirë Italinë, duke shkaktuar dëme të mëdha në komunitet.

Mediat italiane raportojnë se në disa zona ka pasur rrëshqitje dherash dhe përmbytje rrugësh.

Kështu shirat e rrëmbyeshëm ‘morën me vete’ një shtëpi në Brazzano di Cormons, në provincën e Gorizias.

Një person u nxor i gjallë nga rrënojat, teksa vijojnë kërkimet për dy persona të zhdukur.

Ndërkohë të paktën 300 persona janë evakuuar pasi lumi Torre në Romans d’Isonzo doli nga shtrati.

Përmbytjet vazhdojnë kryesisht në zonën e Ligurias, që është edhe më e goditura sipas raportimeve të mediave në vendin fqinj.

Zjarrfikësit kanë kryer dhjetëra operacione deri më tani për të ndihmuar shoferët në vështirësi, njerëzit e bllokuar në shtëpitë e tyre nga ujërat e përmbytjeve dhe rrëshqitjet e dheut./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version