minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Moti i keq godet Italinë, përmbytje, pemë të rrëzuara dhe dëme materiale (VIDEO) - Shqiperia.info

Një stuhi e fortë ka goditur sot zonën e Xhenovës në Itali dhe zonat përreth, duke shkaktuar dëme materiale.

Për shkak të reshjeve të vazhdueshme, një mur në një park publik u rrëzua, duke dëmtuar disa makina të parkuara.

Një tornado e vogël shkaktoi dëme në zonën e portit, duke rrëzuar pemë dhe kontejnerë nga lartësia, por pa lënduar njerëz.

Po ashtu, era e fortë shkatërroi çatinë e kompanisë komunale të grumbullimit të mbeturinave.

Për të menaxhuar situatën janë angazhuar njësi të zjarrfikësve, policisë dhe Mbrojtjes Civile.

Shumë zona qendrore të Xhenovës janë përmbytur, ndërsa lëvizja është ndërprerë në rrugën rajonale Aurelia, që lidh Italinë me Francën. Parashikimet e motit tregojnë se stuhia do të përhapet edhe në zonat e veriut të Italisë dhe Toskanës gjatë orëve në vijim.

Share.
Exit mobile version