
Një moment i veçantë humori shënoi takimin e djeshëm mes presidentit amerikan Donald Trump dhe kryeministrit hungarez Viktor Orban në Shtëpinë e Bardhë.
Protagoniste e papritur ishte zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karolin Leavitt, e cila me qëndrimin e saj të fortë dhe deklaratat ndaj gazetarëve la përshtypje të madhe te Orban aq sa ky i fundit, me shaka, i kërkoi Trumpit “ta rrëmbente” për ta marrë me vete në Hungari.
Takimi mes dy liderëve u përqendrua në çështje të energjisë dhe tregtisë mes dy vendeve, por në fundin e bisedës atmosfera u ngroh, pasi gazetarët nisën të pyesin Trumpin për krizën ekonomike dhe kostot e larta të jetesës në SHBA.
I irrituar nga pyetjet, Trump reagoi duke theksuar se “asnjëherë nuk ka refuzuar të flasë për inflacionin”, dhe se “situata tani është shumë më e mirë se në kohën e Bidenit”.
Në atë moment, në sallë hyri zëdhënësja e tij, Karolyn Leavitt. Trump i tregoi për debatet me gazetarët, dhe ajo reagoi menjëherë me tone të ashpra:
“Është për të ardhur keq që gazetarët këtu harrojnë të përmendin faktin se ju trashëguat krizën më të rëndë të inflacionit në historinë moderne amerikane dhe po e korrigjoni atë për më pak se dhjetë muaj,” deklaroi Leavitt.
Ajo shtoi se lufta kundër rritjes së çmimeve është prioriteti i përditshëm i presidentit Trump, edhe pse “mediat heshtin për këtë”.
Deklaratat e saj duket se impresionuan kryeministrin hungarez, i cili me humor i tha Trumpit:
“A mund ta marr për vete?”
BREAKING: Karoline Leavitt just DECIMATED a reporter so hard that Hungarian PM Orban asked Trump if he could HIRE her
“Please don’t leave us Karoline!”
LMAO!
pic.twitter.com/VVT4t2g67T
— Eric Daugherty (@EricLDaugh) November 7, 2025
Trump qeshi dhe iu përgjigj:
“Karolyn, kryeministri do të të ketë në Hungari.”
Më pas, duke vazhduar në të njëjtin ton miqësor, Trump e përgëzoi Orbanin për “shijen e mirë” dhe i kërkoi me shaka zëdhënëses së tij të mos largohej prej tyre.
/vizionplus.tv





BREAKING: Karoline Leavitt just DECIMATED a reporter so hard that Hungarian PM Orban asked Trump if he could HIRE her 




