minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Momente paniku në ajër, avioni nga Kreta drejt Tel Avivit kthehet mbrapsht menjëherë pas nisjes - Shqiperia.info

Pasagjerët e një avioni i cili ishte nisur nga Heraklioni (Kretë) drejt Tel Avivit kanë kaluar momente ankthi, pasi avionit iu desh të kthehej në Kretë, menjëherë pas nisjes.

Avioni me 174 pasagjerë është nisur dje të dielën në orën 5 të mëngjesit nga aeroporti “Nikos Kazantzakis”, me destinacion qytetin e Izraelit.

Por gjatë fluturimit piloti i avionit u urdhërua të kthehej në Heraklion, për arsye sigurie, për shkak të zhvillimeve të luftës në Izrael dhe në veçanti bombardimeve të nisura nga Hezbollahu në një bazë ushtarake pranë Tel Avivit.

Një orë pas nisjes, avioni u ul në aeroportin e Heraklionit, me 174 pasagjerë të mbetur në ambientet e aeroportit, të shqetësuar për zhvillimet.

Disa orë më vonë trafiku ajror u rivendos dhe avioni u nis normalisht për në Tel Aviv./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version