Close Menu
    What's Hot
    Qeveria e RMV-së nesër do të vendosë nëse do të ketë masa të reja për çmimet e larta

    Qeveria e RMV-së nesër do të vendosë nëse do të ketë masa të reja për çmimet e larta

    13/04/2026
    Aksident trafiku në Gostivar, automjet godet një të mitur

    Aksident trafiku në Gostivar, automjet godet një të mitur

    13/04/2026
    Aksident trafiku në rrugën Tetovë-Jazhincë, lëndohen dy persona

    Aksident trafiku në rrugën Tetovë-Jazhincë, lëndohen dy persona

    13/04/2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      “Na duhet një madat më i fortë për të hyrë në BE”, Rama: Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë politike, sesa vendore

      “Na duhet një madat më i fortë për të hyrë në BE”, Rama: Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë politike, sesa vendore

      09/04/2026
      Ishte ndërtuar nga banorët si depo uji, IKMT nga Tirana në Vlorë për të shembur objektin

      Ishte ndërtuar nga banorët si depo uji, IKMT nga Tirana në Vlorë për të shembur objektin

      09/04/2026
      Rritja progresive e pagave për Policinë e Shtetit, Lamallari takim me studentë dhe kursantë të Akademisë së Sigurisë: Gjenerata juaj hyn në një sistem që po ndryshon

      Rritja progresive e pagave për Policinë e Shtetit, Lamallari takim me studentë dhe kursantë të Akademisë së Sigurisë: Gjenerata juaj hyn në një sistem që po ndryshon

      09/04/2026
      Autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit, Karakaçi inspekton punimet

      Autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit, Karakaçi inspekton punimet

      09/04/2026
      Vuçiç: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Kosovën

      Vuçiç: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Kosovën

      09/04/2026
      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      28/01/2026
      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      27/01/2026
      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      27/01/2026
      Qeveria e RMV-së nesër do të vendosë nëse do të ketë masa të reja për çmimet e larta

      Qeveria e RMV-së nesër do të vendosë nëse do të ketë masa të reja për çmimet e larta

      13/04/2026
      Aksident trafiku në Gostivar, automjet godet një të mitur

      Aksident trafiku në Gostivar, automjet godet një të mitur

      13/04/2026
      Aksident trafiku në rrugën Tetovë-Jazhincë, lëndohen dy persona

      Aksident trafiku në rrugën Tetovë-Jazhincë, lëndohen dy persona

      13/04/2026
      Akoma nuk janë identifikuar personat që ditë më parë tentuan t’i vënë zjarrin sinagogës hebraike në Shkup

    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      Vuani nga kapsllëku? Këto fruta natyrale mund të bëjnë “mrekullinë” që ju duhet!

      Vuani nga kapsllëku? Këto fruta natyrale mund të bëjnë “mrekullinë” që ju duhet!

      09/04/2026
      Çfarë i ndodh trupit të një gruaje kur është shtatzënë, flasin ekspertët

      Çfarë i ndodh trupit të një gruaje kur është shtatzënë, flasin ekspertët

      09/04/2026
      Lëngu i panxharit ndihmon në uljen e tensionit? Ja çfarë thonë mjekët

      Lëngu i panxharit ndihmon në uljen e tensionit? Ja çfarë thonë mjekët

      09/04/2026
      “Do arrini të rrisni të ardhurat”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

      “Do arrini të rrisni të ardhurat”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

      09/04/2026
      3 shenjat e zodiakut që i pret një kthesë e mirë në jetën e tyre

      3 shenjat e zodiakut që i pret një kthesë e mirë në jetën e tyre

      08/04/2026
    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Bota»Me bllokada e lodhje, lufta në Ukrainë hyn në vitin e tretë
    Bota

    Me bllokada e lodhje, lufta në Ukrainë hyn në vitin e tretë

    25/02/20247 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Me bllokada e lodhje, lufta në Ukrainë hyn në vitin e tretë
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Me bllokada e lodhje, lufta në Ukrainë hyn në vitin e tretë

    Njëzet e katër shkurti i vitit 2022 solli në Evropë luftën, për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore.

    Atë ditë, presidenti rus, Vladimir Putin, përmbushi një ambicie që e mohonte: dërgoi mbi 200.000 trupa përtej kufirit me Ukrainën. Qëllimi tha se ishte “ta çmilitarizonte dhe denazifikonte” fqinjin dhe jo ta pushtonte me forcë.

    “Rusia nuk mund të ndihet e sigurt, të zhvillohet dhe të ekzistojë kur ka një kërcënim të vazhdueshëm që buron nga territori i Ukrainës moderne”, tha Putin.

    Ai nuk solli ndonjë provë për pretendimet e tij dhe, në po të njëjtën ditë, mori përgjigjen e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

    “Ne nuk kemi frikë, nuk kemi frikë nga asgjë. Nuk kemi frikë ta mbrojmë vendin tonë, nuk kemi frikë nga Rusia, nuk kemi frikë të flasim me Rusinë, nuk kemi frikë të flasim për asgjë”, tha Zelensky.

    Dy vjetët e luftës që pasuan, sollën pasoja shkatërruese për njerëzit në Ukrainë. Sipas të dhënave që publikuan Kombet e Bashkuara në nëntor të vitit të kaluar, mbi 10.000 civilë u vranë, në mesin e tyre mbi 560 fëmijë. Shifrat reale, megjithatë, besohet të jenë shumë më të larta. Muajin e kaluar, Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare tha se mbi 14.6 milionë njerëz, apo rreth 40 për qind e popullsisë së Ukrainës, kanë nevojë për një lloj të ndihmës humanitare.

    Katër milionë njerëz mbeten ende të zhvendosur brenda vendit, ndërsa mbi 6.3 milionë të tjerë vazhdojnë të jetojnë si refugjatë nëpër botë.

    Në fushën e betejës, ndërkaq, të dyja ushtritë pothuajse janë bllokuar. Ato nuk arritën të bëjnë ndonjë përparim të rëndësishëm gjatë pjesës më të madhe të vitit 2023, e as në fillim të vitit 2024.

    Në luftë, kjo situatë njihet si ngërç, që do të thotë se asnjëra palë nuk ka mjaftueshëm ushtarë, armë apo municione për të kaluar në epërsi. Ukraina, sidoqoftë, arriti të kthente rreth gjysmën e territorit të marrë nën kontroll nga Rusia në muajt e parë të luftës. Por, kostoja ishte e lartë.

    Ekspertët amerikanë vlerësuan në gusht të vitit të kaluar se 75.000 ushtarë ukrainas janë vrarë, nga 200.000 sa ishte forca fillestare luftarake.

    Sondazhet e fundit sugjerojnë se përkushtimi i ukrainasve ndaj luftës, është duke rënë. Një sondazh i Institutit Kombëtar Demokratik të Ukrainës, i publikuar muajin e kaluar, tregoi se në janar të vitit 2023, 29% e ukrainasve donin ose ishin të gatshëm që Ukraina të negocionte fundin e luftës me Rusinë. Në nëntor të po këtij viti, ky numër shkoi në 42%.

    Ukraina është absolutisht e varur nga furnizimet me armë nga SHBA-ja dhe aleatët e tjerë perëndimorë, për të vazhduar luftën kundër Rusisë, e cila është një forcë shumë më e madhe ushtarake.

    Por, pas miliardave të derdhura në vendin e pushtuar, në Perëndim ka nisur tashmë edhe ndjenja e lodhjes. Në SHBA, për shembull, republikanët janë duke bllokuar një paketë disamiliardëshe për Ukrainën.

    BE-ja e miratoi një paketë të re në fillim të këtij muaji, por fillimisht ajo ishte kundërshtuar nga Hungaria.

    E gjithë kjo situatë bëri që sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, të tërhiqte edhe një herë vërejtjen se fitorja e Ukrainës nënkupton siguri edhe për pjesën tjetër të kontinentit.

    “Putin duhet të kuptojë se nuk do ta arrijë atë që do në fushën e betejës. Ne, nëse duam paqe të qëndrueshme, duhet të vazhdojmë t’i ofrojmë Ukrainës armë dhe municion”, tha Stoltenberg javën e kaluar.

    Matthew Schmidt, ekspert i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë pranë Universitetit New Haven në SHBA, thotë për programin Expose të Radios Evropa e Lirë se mbështetja për Ukrainën siç ishte deri më tash, vështirë se do të mund të vazhdojë.

    “Unë mendoj se ka shumë mbështetje dhe shumë vullnet për të përkrahur rindërtimin e Ukrainës, hyrjen e saj në BE dhe lulëzimin e ekonomisë dhe të shoqërisë së saj. Për këtë, njerëzit mendojnë se Ukraina duhet t’i ndalë luftimet”, thotë ai.

    Edhe pse mbështetja për Ukrainën mes evropianëve mbetet e lartë, mezi 10% e tyre besojnë se ajo mund ta mposhtë Rusinë, tregoi një sondazh i Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, i publikuar këtë muaj. Sipas tij, shumica e të anketuarve e shohin “zgjidhjen e kompromisit” si opsion më të mundshëm.

    Por, presidenti rus, Putin, përsërit vazhdimisht se lufta nuk do të përfundojë me kapitullimin e ushtrisë së tij, ndërsa ai i Ukrainës, Zelensky, thotë se nuk bën kompromis për territoret e pushtuara.

    Schmidt, nga Universiteti New Haven, beson se Ukraina do të fitojë. Sipas tij, kjo nuk është pyetja.

    “Pyetja është se si do ta arrijë fitoren. Unë mendoj se opsioni më i mundshëm është që Ukraina të negociojë. Ndërkohë do të përpiqet të fitojë sa më shumë territore, për ta nxjerrë Rusinë në disavantazh në tryezën e bisedimeve”.

    “Ajo nuk do të heqë dorë nga pretendimet ligjore mbi territoret e humbura, dhe do të kërkojë nga vendet e tjera të botës që ta ndihmojnë në rindërtimin e ekonomisë. Dhe kështu do të bëhet si Berlini Lindor dhe Berlini Perëndimor. Qytetarët që do të jenë nën pushtimin rus, nuk do të duan të jetojnë gjatë nën atë regjim, dhe do të kërkojnë liri nga sundimtarët e tyre. Por, kjo sigurisht se mund të marrë 10 deri në 20 vjet kohë”, thotë Schmidt.

    William Courtney, nga Instituti Rand Corporation në SHBA, thotë për Exposenë se agresioni në Ukrainë, i ka kushtuar shumë Rusisë. Në njërën anë ka humbur dhjetëra-mijëra ushtarë dhe sasi të madhe armatimi dhe, në anën tjetër, ka humbur tregun e gazit natyror në Evropë, që ka qenë shumë i rëndësishëm për të. Courtney, megjithatë, është më i rezervuar në parashikime.

    “Është shumë e vështirë të parashikohet. Ka pasur shumë befasi në këtë luftë. Ju kujtohet kur, në fillim të saj, disa ekspertë në Perëndim kanë parashikuar se forcat ruse do ta rrethojnë Kievin brenda 72 orësh. Kjo nuk ka ndodhur. Në fakt, Rusia nuk ka qenë në gjendje të marrë kontrollin e asnjërit prej tri qyteteve të mëdha: Kievit, Harkivit apo Odesës. Andaj, nuk duhet të bëjmë shumë parashikime”, thotë Courtney.

    Sipas disa dokumenteve që rrodhën nga inteligjenca amerikane në muajin dhjetor, në Ukrainë u vranë ose u plagosëm 315.000 trupa ruse që nga fillimi i luftës. Rusia besohet të ketë humbur edhe mijëra tanke dhe automjete luftarake të këmbësorisë.

    Courtney vë re se në Rusi ka, siç thotë ai, “shenja të stresit politik dhe social”. Sipas tij, ndryshimi i regjimit në këtë vend është një mundësi.

    “Rusia po bëhet gjithnjë e më represive me kalimin e kohës. Në mbi tri dekada të pavarësisë moderne, Rusia nuk ka qenë kurrë më represive brendapërbrenda dhe kurrë më agresive jashtë vendit. Pra, deri diku, ky është një lloj i territorit të ri”, thotë Courtney.

    Analistët pajtohen se ngërçi aktual në luftë do të vazhdojë edhe për një kohë dhe se të dyja vendet do të duhet të mobilizojnë më shumë trupa. Ata thonë se mobilizimi në Rusi nuk pritet të ndodhë para zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen muajin e ardhshëm.

    Në Ukrainë – popullsia e së cilës është më pak se një e treta e madhësisë së popullsisë ruse – ata parashohin më shumë vështirësi në mobilizimin e forcave të nevojshme. Ndërsa, negociatat nuk i shohin si opsion të realizueshëm as këtë vit.

    Putin, prej shumë kohësh, e ka mohuar shtetësinë e Ukrainës. Në një ese të gjatë, të botuar në ueb-faqen e Kremlinit në korrik të vitit 2021, ai ka shkruar se “rusët dhe ukrainasit kanë qenë një popull” – duke iu referuar kështu epokës së shekullit 9.

    Ai vazhdimisht i bën thirrje Perëndimit që të mos e armatosë Ukrainën.

    Por, presidenti amerikan, Joe Biden, është zotuar se Perëndimi do ta mbështesë atë “për aq kohë sa ka nevojë”.

    Gjërat, megjithatë, mund të ndryshojnë nga viti i ardhshëm nëse Donald Trump rizgjidhet president i SHBA-së. Trump, i cili pritet ta sfidojë sërish Bidenin në zgjedhjet e këtij nëntori, ka thënë se ka qenë “marrëzi” e SHBA-së që u ka dhënë vendeve të huaja ndihmë, në vend të kredisë. Trump ka qenë vazhdimisht kritik ndaj përfshirjes së SHBA-së në luftën në Ukrainë, duke thënë se evropianët që janë më të shqetësuar për agresionin rus, duhet të shpenzojnë më shumë për ta luftuar atë.

    Sipas të dhënave të Institutit gjerman Kiel, që nga fillimi i luftës, BE-ja dhe aleatët e saj rajonalë kanë shpenzuar më shumë se 100 miliardë dollarë për financimin e përpjekjeve të Ukrainës për mbrojtje./REL/

    Lexo edhe:

    1. Rrëzohet avioni në Brazil, 7 persona të vdekur
    2. OBSH: Spitali Nasser i Gazës nuk funksionon pas bastisjeve të Izraelit
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Biden u tërhoq nga gara, reagon Trump: Presidenti më i keq në historinë e SHBA-së

    Biden u tërhoq nga gara, reagon Trump: Presidenti më i keq në historinë e SHBA-së

    21/07/20241 Min Read
    Arrestohet bosi i mafies italiane, lidhja me kartelin shqiptar të drogës në Amerikën Latine! 28 urdhër-arreste

    Arrestohet bosi i mafies italiane, lidhja me kartelin shqiptar të drogës në Amerikën Latine! 28 urdhër-arreste

    04/06/20242 Mins Read
    Sekuestohet 180 kg marijuanë në Spanjë, pranga dy shqiptarëve

    Sekuestohet 180 kg marijuanë në Spanjë, pranga dy shqiptarëve

    16/04/20241 Min Read
    Trump apelon vendimin e gjykatës

    Trump apelon vendimin e gjykatës

    26/02/20242 Mins Read
    Moti i keq në SHBA, temperaturat pritet të bien në -45 gradë, anulohen fluturimet dhe ndërpritet energjia

    Moti i keq në SHBA, temperaturat pritet të bien në -45 gradë, anulohen fluturimet dhe ndërpritet energjia

    13/01/20241 Min Read
    Top Posts
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    26/12/2023
    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    26/12/2023
    “90% e Vlorës e rezervuar”, gazetarja në “7pa5”: Nuk janë rritur çmimet nga viti i kaluar

    “90% e Vlorës e rezervuar”, gazetarja në “7pa5”: Nuk janë rritur çmimet nga viti i kaluar

    26/12/2023
    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Qeveria e RMV-së nesër do të vendosë nëse do të ketë masa të reja për çmimet e larta Maqedonia

    Qeveria e RMV-së nesër do të vendosë nëse do të ketë masa të reja për çmimet e larta

    13/04/20262 Mins Read

    Qeveria pritet të vendosë të martën nëse do të ndërmerren masa të reja kundër rritjes…

    Aksident trafiku në Gostivar, automjet godet një të mitur

    Aksident trafiku në Gostivar, automjet godet një të mitur

    13/04/2026
    Aksident trafiku në rrugën Tetovë-Jazhincë, lëndohen dy persona

    Aksident trafiku në rrugën Tetovë-Jazhincë, lëndohen dy persona

    13/04/2026
    Akoma nuk janë identifikuar personat që ditë më parë tentuan t’i vënë zjarrin sinagogës hebraike në Shkup

    Akoma nuk janë identifikuar personat që ditë më parë tentuan t’i vënë zjarrin sinagogës hebraike në Shkup

    13/04/2026
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Vuani nga kapsllëku? Këto fruta natyrale mund të bëjnë “mrekullinë” që ju duhet!

    Vuani nga kapsllëku? Këto fruta natyrale mund të bëjnë “mrekullinë” që ju duhet!

    09/04/2026
    Çfarë i ndodh trupit të një gruaje kur është shtatzënë, flasin ekspertët

    Çfarë i ndodh trupit të një gruaje kur është shtatzënë, flasin ekspertët

    09/04/2026
    Lëngu i panxharit ndihmon në uljen e tensionit? Ja çfarë thonë mjekët

    Lëngu i panxharit ndihmon në uljen e tensionit? Ja çfarë thonë mjekët

    09/04/2026
    Me te lexuara
    Qeveria e RMV-së nesër do të vendosë nëse do të ketë masa të reja për çmimet e larta

    Qeveria e RMV-së nesër do të vendosë nëse do të ketë masa të reja për çmimet e larta

    13/04/2026
    Aksident trafiku në Gostivar, automjet godet një të mitur

    Aksident trafiku në Gostivar, automjet godet një të mitur

    13/04/2026
    Aksident trafiku në rrugën Tetovë-Jazhincë, lëndohen dy persona

    Aksident trafiku në rrugën Tetovë-Jazhincë, lëndohen dy persona

    13/04/2026
    © 2026 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.