Një 48-vjeçar italian ka alarmuar policinë ndërsa ju ka kërkuar ta arrestojnë, në të kundërt do të vriste gruan.

Mediat italiane raportojnë se një 48-vjeçar u shfaq mbrëmjen e kaluar në stacionin e Karabinierëve në lagjen Capodimonte të Napolit, duke kërkuar të arrestohej nga autoritetet para se të kryente një akt ekstrem.

Oficeri në detyrë e lejoi të hynte dhe menjëherë njoftoi gruan, e cila për fat të mirë iu përgjigj telefonit. Gruaja e 48-vjeçarit kërcënohej vazhdimisht nga abshkëshorti, madje kishte bërë disa herë denoncime, deris a në mars të këtij viti edhe ishin divorcuar.

Mediat italaine raportojnë se gruaja duhej të ndryshonte zakonet dhe orarin e punës për t’i shpëtuar përndjekjes së ish-it të saj.

Ajo gjithashtu ishte detyruar të shkëpuste telefonin dhe të kërkonte një linjë të re fikse. Gjatë dy viteve të fundit, burri kishte vizituar vazhdimisht shtëpinë dhe dyqanin e viktimës, duke e detyruar atë të ndryshonte rutinën e saj të përditshme.

Ai gjithashtu kishte krijuar disa llogari dhe adresa email-i, duke përdorur të cilat vazhdonte ta kërcënonte atë dhe familjen e saj.

Share.
Exit mobile version