Shërbimi Sekret ka filluar të forcojë sigurinë për ish-presidentin  Donald Trump dhe planifikon të rrethojë kandidatin republikan me xham antiplumb në mitingjet e fushatës.

Një zyrtar i lartë i tha CNN se masat shtesë të sigurisë përfshijnë gjithashtu rritjen e numrit të agjentëve, megjithëse zyrtari nuk pranoi të jepte më shumë detaje.

Këto masa po merren pas atentatit  të organizuar ndaj tij në tubimin muajin e kaluar në Butler, të Pensilvanisë.

Një ekip agjentësh të përkushtuar do të jetë përgjegjës për lëvizjen dhe përgatitjen për çdo takim të fushatës për zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2024.

Zyrtari i tha CNN se xhami mund të përdoret si në vende të mbyllura  ashtu edhe në ato të jashtme në varësi të sigurisë në secilin vend.

Ish-presidenti amerikan u plagos lehtë  pas një atentati  të organizuar ndaj tij në fillim të korrikut, ndërsa si pasojë e tij  mbeti i vdekur një person dhe 2 të lënduar.

Share.
Exit mobile version