minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Martesa mbretërore që ndryshoi gjithçka, 43 vite nga dasma e Charles dhe Dianës - Shqiperia.info

Dasma e Princit Charles dhe Princeshë Dianës u quajt ngjarja mbretërore e shekullit në vitin 1981.

Princi Charles ishte 12 vite më i vjetër se Princeshë Diana, megjithatë kjo nuk e pengoi martesën e tyre.

“Martesa me Dianën ishte një gabim i madh”, ishin  fjalët e Princit Charles të Anglisë, 20 vjet pas vdekjes së ish-gruas. Në prag të ditëlindjes së tij të 70-të ai pranoi hapur se martesa me Dianën nuk duhej të kishte ndodhur e se e dinte që në fillim se me të nuk do ishte fushë me lule.

“Para se të martoheshim, u takuam 12 herë dhe nuk isha në gjendje të kuptoja nëse ajo do të ishte gruaja e jetës sime”, ka thënë Charles në një libër biografik të shkruar për të nga Robert Jobson me titull “Charles At Seventy: Thoughts, Hopes And Dreams”.

“Dëshiroja shumë ta anuloja martesën, kur gjatë fejesës zbulova se sa keq do ishte e ardhmja jonë, pa pasur mundësinë të takoheshin paraprakisht”, ka thënë Charles, ndërkohë që ka sqaruar se martesa ishte e detyruar nga i ati, Princi Philip, shkruan Living.

“Ose martohu, ose lëre”, i kish thënë ai asokohe.

Charles tregoi edhe se çfarë nuk pëlqente tek Diana ishte humori i saj i lëkundur dhe se të dy e kishin të pamundur të komunikonin e të merreshin vesh.

Ishte një shok që e bindi Charles se duke u martuar me Dianën po bënte gjënë e duhur për vendin, ndërkohë që në të vërtetë nuk rezultoi ashtu.

“Ndihem fajtor që e futa në një botë që nuk ishte e veta, duke e detyruar atë të bënte një jetë që nuk ishte në gjendje ta menaxhonte”, tha Charles.

Megjithatë se si shkoi historia dihet. Ata u divorcuan, Diana humbi jetën në një aksidenti automobilistik në 1997-ën dhe në vitin 2005 Charles u martua me gruan e tij të dytë Camilla-n, dashurinë e tij të hershme. “Unë nuk fajësoj asnjërin për gjithçka që ka ndodhur, ishin zgjedhje të gabuara ato që bëmë dhe tani jam i lumtur me Camillën” pranoi Charles i përmbushur tashmë.

Share.
Exit mobile version