minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Maduro fiton zgjedhjet në Venezuelë, opozita kundërshton, SHBA: Rezultati nuk shpreh vullnetin e qytetarëve - Shqiperia.info

 President i Venezuelës Nicolas Maduro por edhe rivali i tij opozitar Edmundo Gonzalez pretendojnë fitoren e zgjedhjeve pas votimeve të së dielës të cilat u shoqëruan me akuza për parregullsi dhe incidente dhune.

Autoriteti zgjedhor i vendit deklaroi se Maduro ka fituar një mandat të tretë me 51% të votave, pavarësisht rezultateve paraprake që treguan një fitore të opozitës.

Autoriteti beri te ditur se kandidati i opozitës Gonzalez fitoi 44% të votave, megjithëse ai kishte më parë se kishte arsye për të festuar dhe u kërkoi mbështetësve të vazhdonin të monitoronin numërimin e votave.

Edhe Maduro bëri një dalje nga pallati presidencial në Karakas ku tha se rizgjedhja e tij është një triumfi i paqes dhe stabilitetit ndërsa mohoi akuzat për parregullsi zgjedhore.

Komuniteti ndërkombëtar ka parë me skepticizëm zhvillimet e fundit në Venezuelë.

Sekretari amerikan i shtetit tha se ka shqetësime serioze se rezultati i këtyre zgjedhjeve nuk shpreh vullnetin e popullit.

Nicolas Maduro është në krye të shtetit që kur vdiq presidenti socialist, Hugo Chavez më 2013. Qeveria e Maduros ka udhëhequr shtetin që është përballur me një kolaps ekonomik, me emigrimin e pothuajse një të tretës së popullsisë dhe me përkeqësimin e raporteve diplomatike. Gjatë qeverisjes së tij, vendi është përballur me sanksione të ashpra të SHBA-së dhe Bashkimit Evropian që kanë goditur industrinë e naftës./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version