minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
“Luftë” mes bandave të drogës dhe policisë në Meksikë, 12 të vrarë - Shqiperia.info

Dymbëdhjetë persona të armatosur u vranë pas një përleshjeje me ushtrinë në Tamaulipas, njoftuan të dielën autoritetet e shtetit verilindor meksikan.

Konflikti shpërtheu kur një patrulle ushtarake në komunën e Miguel Aleman, në kufirin me SHBA-në u sulmua, tha Departamenti i Sigurisë së Shtetit në rrjetet sociale.

“Elementet e SEDENA -s (të ushtrisë) u sulmuan nga civilë të armatosur të cilët ishin fshehur mnes bimëve” dhe “janë neutralizuar 12 sulmues”, tha i njëjti burim për incidentin, i cili ndodhi rreth orës 14:00 me orën lokale.

Burime qeveritare konfirmuan për AFP se 12 sulmues, që besohet se ishin anëtarë të një karteli droge, u vranë gjatë përleshjes me ushtrinë, anëtarët e së cilës përdorën drone dhe një helikopter.

Tamaulipas është ndër shtetet e prekura nga dhuna e krimit të organizuar. Qyteti shpesh kthehet në një teatër konfliktesh midis bandave rivale, që konkurrojnë për kontrollin e rrugëve të arta të trafikut të drogës në SHBA.

Më shumë se 420,000 vrasje janë regjistruar zyrtarisht në Meksikë që kur filloi e ashtuquajtura “lufta kundër drogës” në vitin 2006 , me vendosjen e forcave të armatosura brenda vendit për të goditur kartelet.

Që atëherë, shkalla e vrasjeve në vend është trefishuar, duke arritur në 25 për 100,000 banorë. Janë regjistruar gjithashtu mbi 110,000 zhdukje me forcë, shumica që nga viti 2006. Shumica e vrasjeve dhe zhdukjeve me forcë i atribuohen nga autoritetet bandave të krimit të organizuar./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version