Lufta e ashpër në Gaza vijon të shkaktojë me mijëra viktima të pafajshme. Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se numri i të vrarëve ka arritur në 22 mijë e 438 palestinezë, teksa të plagosur raportohet të jenë 57,614.

Të paktën 125 palestinezë u vranë dhe 318 u plagosën në 24 orët e fundit, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Shumë vende të botës kanë kërkuar nga Izraeli që të kujdeset për jetët e pafajshme të civilëve, ndërsa SHBA njoftoi se ka kërkuar që të ulet numri i sulmeve.

Nga ana tjetër, Izraeli pretendojnë se kanë sulmuar vetëm zonat ku kanë informacion se fshihen anëtarët e Hamasit./vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version