minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Ky është mjeku shqiptar që humbi jetën pas aksidentit tragjik në Itali - Shqiperia.info

Sokol Hoxha, 40 vjeç, është mes viktimave të aksidentit tragjik që ndodhi ditën e djeshme në Itali.

40-vjeçari me profesion mjek ndodhej në ambulancën, e cila pas përplasjes me një autobus me fëmijë shpërtheu në flakë.

Gjithashtu humbën jetën shoferi i ambulancës, Stefano Sabbatini dhe infermierja Cinzia Mariotti.

Viktimë e aksidentit mbeti edhe i moshuari 85-vjeçar që po transportohej për në spital.

Ndërsa, të plagosur mbetën 7 persona, mes tyre 4 fëmijë të moshave 7 deri në 13 vjeç, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version