
Kryeministri britanik, Kir Starmer, u shfaq ndryshe në një emision në Londër, duke fituar simpatinë e publikut kur u ngjit në skenë me syze dielli aviator, në një referencë të qartë ndaj presidentit francez, Emanuel Macron.
Starmer mori pjesë në shfaqjen “The Political Party Live” në Duchess Theatre, ku dha një intervistë përpara spektatorëve, duke lënë për pak kohë pas profilin serioz politik. Në një video të postuar nga vetë kryeministri në TikTok, ai pranon një palë syze dielli dhe i vendos pa hezitim, duke thënë “Bonjour”, gjë që shkaktoi të qeshura mes publikut.
@keirstarmer @Emmanuel Macron ♬ original sound – Keir Starmer
Momenti iu referua pjesëmarrjes së Macron në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku presidenti francez ishte vënë re me syze të ngjashme. Starmer e vazhdoi shakanë edhe në përshkrimin e videos, duke përdorur frazën “Talk to me, Goose” nga filmi i njohur Top Gun, që lidhet me popullaritetin e syzeve aviator.
Eventi shkaktoi reagime pozitive në publik, me Starmer që bëri shaka me moderatorin Matt Ford se mund të paraqitej me syzet e diellit edhe në takime ndërkombëtare. Më vonë, ai shtoi me humor se për të parë çfarë ndodh në Parlament, do t’i duheshin syzet e tij të zakonshme.
/vizionplus.tv









