minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
“Kriza shqiptare”, bandat kriminale alarmojnë ministrinë e Brendshme britanike, si po dominojnë tregun e drogës - Shqiperia.info

“Në Shqipëri, bandat e drogës kanë korruptuar zyrtarët e burgut dhe kanë futur armë kontrabandë brenda për të kryer vrasjen e anëtarëve të bandës rivale. Kjo u ka mundësuar gangsterëve të dënuar të pretendojnë se nuk mund të deportohen në Shqipëri pasi burgjet nuk janë më ‘të sigurta’. “

Kështu nis artikulli i medies britanike gbnews, e cila i ka dedikuar një shkrim bandave shqiptare në Britaninë e Madhe.

“Pse asnjë departament i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, më së paku Ministria e Brendshme apo Policia, nuk janë në gjendje të ndalojnë rritjen e bandave të egra kriminale që hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar nga Shqipëria, dhe gjykatat e emigracionit në mënyrë rutinore përkrahin krerët e bandave shqiptare, duke i lejuar ata të jetojnë përgjithmonë në Britani.

Sot, kontigjenti më i madh i shtetasve të huaj në burgjet e Britanisë së Madhe janë shqiptarë, gjithsej 1475. Të burgosurit britanikë pretendojnë se burgjet e Mbretërisë së Bashkuar tani kontrollohen nga grupe shqiptare, të cilët gjithashtu duhet t’u binden urdhrave të “kokave” të bandave.

Një prej bandave, e quajtur “Hellbanianz”, e cila e ka bazën në Barking, shpesh shfaq në mediet sociale veprimtaritë kriminale.

Në janar, dy liderë shqiptarë të krimit Gjelosh Kolicaj dhe Resul Rahova u burgosën për pastrim parash dhe trafik droge, por gjyqtarët vendosin që mos t’i dëbonin pasi kjo do të shkelte të drejtat e tyre të njeriut, sipas nenit 8 të Konventës Evropiane mbi Të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ).

Dyshja organizuan grupe korrierësh që udhëtuan 80 herë përgjatë dy viteve nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë, duke marrë me vete para në valixhe prej më shumë se 100,000 £, ose gjithsej 8 milionë £, të sekretuara në atdheun e tyre.

Pas 14 vitesh në pushtet, Qeveria konservatore ka dështuar në mënyrë të veçantë për të mbrojtur britanikët nga këta gangsterë, dhe duket shumë e pamundur që ndonjë qeveri e ardhshme laburiste pas 4 korrikut të ndërmarrë veprime të rrepta.

Shumica e shqiptarëve të arrestuar nga policia në Mbretërinë e Bashkuar u kanë dorëzuar oficerëve një letër standarde duke pretenduar se do të qëndrojnë në Mbretërinë e Bashkuar sipas Aktit të Skllavërisë Moderne, i cili, u jep atyre të drejtën ligjore të qëndrojnë këtu për një vit të tërë, ndërkohë që “aplikimi” i tyre përpunohet.

Dikur ishin vietnamezët ata që kontrollonin shumicën e furnizimit me drogë në Britani.

Por tani kriminelët më të dhunshëm dhe të pamëshirshëm nga Shqipëria kanë lënë mënjanë të gjitha bandat e tjera.

Në Shqipëri, bandat e drogës kanë korruptuar zyrtarët e burgut dhe kanë futur kontrabandë armë brenda për të kryer vrasjen e anëtarëve të bandës rivale. Kjo u ka mundësuar gangsterëve të dënuar të pretendojnë se nuk mund të deportohen në Shqipëri pasi burgjet nuk janë më ‘të sigurta’. Në të vërtetë nuk është vetëm Britania e Madhe, por pjesa më e madhe e Evropës ajo që duhet të kontrollojë krimin shqiptar pasi tentakulat e tyre depërtojnë në shumë komunitete në Evropë.

Vetëm një nismë e koordinuar, mbikombëtare do të ketë sukses në trajtimin e niveleve në rritje të dhunës dhe zhvatjes që ndodhin në mënyrë të pashmangshme në vazhdën e trafikut të drogës.”/vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version