Gjashtë të mitur në Bullgari kanë përfunduar në gjendje të rëndë në spital, pasi raportohet se kanë konsumuar lëndë narkotike nëpërmjet ushqimit.

Të miturit ishin përkatësisht të moshës  4 deri në 14 vjeç.

Ato i janë nënshtruar mjekimve të specializuara mjekësore, ndërsa mësohet se gjendja e tyre është ende e rëndë.

Autoritetet po u bëjnë thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të edukojnë fëmijët e tyre për rreziqet dhe të monitorojnë nga afër ndërveprimet e tyre dhe ushqimin që konsumojnë.

 

 

Share.
Exit mobile version