minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Këto janë pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2024 - Shqiperia.info

Një përmbysje e madhe shihet në pasaportat më të fuqishme të botës për vitin 2024. Në vitin e ri, gjashtë shtete kryesojnë për vendin e parë, dhe në të njëjtën kohë ka progres në drejtim të lirisë së lëvizjes që ofron Evropa. Në vendin e pestë me pasaportat më të fuqishme është edhe vendi fqinj, Greqia.

Një analizë e të dhënave tregon se qytetarët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Singaporit dhe Spanjës mund të sigurojnë hyrjen me ose pa vizë në 194 destinacione në mbarë botën, numri më i lartë i regjistruar ndonjëherë. 19 vjet më pare, filloi Indeksi i Pasaportave Henley regjistrimi i lëvizjes së lirë të i udhëtarëve. Henley & Partners, me qendër në Londër, përdor të dhëna ekskluzivisht nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror.

Japonia dhe Singapori kanë qenë në vendin e parë për pesë vitet e fundit, por top pesëshja e sapoformuar është një ‘fitore’ për Evropën.

Finlanda dhe Suedia janë të lidhura me Korenë e Jugut për vendin e dytë, me 193 destinacione lehtësisht të arritshme, ndërsa Austria, Danimarka, Irlanda dhe Holanda vijnë të tretat (me 192 destinacione).

Belgjika, Luksemburgu, Norvegjia, Portugalia dhe Mbretëria e Bashkuar janë në vendin e katërt, ndërsa Greqia, Malta dhe Zvicra janë në vendin e pestë. Australia dhe Zelanda e Re përmirësuan renditjen e tyre dhe tani janë në vendin e gjashtë së bashku me Republikën Çeke dhe Poloninë.

Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja, ndërkohë, janë të lidhura në vendin e shtatë, së bashku me Hungarinë, me akses pa viza në 188 destinacione. Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2024 janë Francë, Gjermani, Itali, Japoni, Singapor, Spanjë (194 destinacione) – Finlandë, Kore e Jugut, Suedi (193 destinacione)./vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version