minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
“Kërkohej nga Shqipëria për vrasje”, arrestohet shoferi pa patentë në Kretë, çfarë zbuluan hetimet e policisë - Shqiperia.info

Policia greke ka arrestuar një person, i cili drejtonte një makinë pasagjerësh në zonën e Malevizit (Kretë) pa patentë.

Ai akuzohet për falsifikim dokumentesh, pasi i tregoi policisë një letërnjoftim fals.

Por pas hetimeve të kryera rezultoi se ndaj tij kishte një urdhër arresti ndërkombëtar për vrasje dhe armëmbajtje pa leje të ndodhura në Shqipëri në vitin 2014.

Mediet greke nuk bëjnë me dije origjinën e të arrestuarit.

Hetimet paraprake vijojnë nga Drejtoria e Policisë në Malevizi./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version