minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Kërcënojnë fermerët italianë: Javën e ardhshme traktorët tanë do të mbërrijnë në Romë - Shqiperia.info

Fermerët në Itali që po vënë në dyshim masat mbështetëse për sektorin e bujqësisë, po përgatiten që javën e ardhshme të mbërrijnë pranë kryeqytetit italian me traktorët e tyre.

Siç nënvizojnë ata, “shoqatat dhe sindikatat e tyre nuk i përfaqësojnë më”.

“Protesta jonë do të arrijë në Romë. Në ditët në vijim do të lëvizim me traktorët tanë drejt qytetit. Nuk do të vendosen bllokada”, tha Danilo Calvani, një nga pikat referuese të mobilizimeve.

“Nesër dhe pasnesër do të shpallim datat dhe pikat e ndryshme, ndërsa në ditët në vijim do të fillojmë lëvizjen e traktorëve”, shtoi Kalvani i cili në fund theksoi se “brenda javës që vjen do të organizohet një demonstratë.”/vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version