minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Kapen 35 ton kokainë në Gjermani, vlera në treg mbi 30 miliard euro - Shqiperia.info

Shtutgart – Hetuesit gjermanë kanë kryer bastisje në shtatë shtete federale, dhe kanë sekuestruar kokainë me vlerë rreth 30 miliardë euro.

Sipas BILD, në total janë sekuestruar 35 ton kokainë.

Sasia e madhe e drogës mësohet se është kapur në portin e Hamburgut. Një pjesë e kokainës ishte fshehur në arkat me ananas.

Zyra e hetimit doganor të Shtutgartit dhe zyra e prokurorit publik të Düsseldorfit njoftuan të premten se ishte “konfiskimi më i madh i kokainës ” në Gjermani.

Shtatë persona kanë rënë në pranga./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version