Shtutgart – Hetuesit gjermanë kanë kryer bastisje në shtatë shtete federale, dhe kanë sekuestruar kokainë me vlerë rreth 30 miliardë euro.

Sipas BILD, në total janë sekuestruar 35 ton kokainë.

Sasia e madhe e drogës mësohet se është kapur në portin e Hamburgut. Një pjesë e kokainës ishte fshehur në arkat me ananas.

Zyra e hetimit doganor të Shtutgartit dhe zyra e prokurorit publik të Düsseldorfit njoftuan të premten se ishte “konfiskimi më i madh i kokainës ” në Gjermani.

Shtatë persona kanë rënë në pranga./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version