
Ushtria izraelite njoftoi se ditën e djeshme, vrau kreun e organizatës së Xhihadit Islamik në kampin e refugjatëve palestinezë Nur Shams në Tulkarem në Bregun Perëndimor të pushtuar.
“Një aeroplan goditi zonën e Tulkarem dhe neutralizoi Mohammed Abdullah, kreun e rrjetit terrorist të Xhihadit Islamik në Noor Shams,” tha ushtria në një deklaratë, duke shtuar se vrau një tjetër luftëtar.
Sipas të njëjtit burim, Abdullah ishte pasardhësi i Mohammed Jaber, i njohur si “Abu Shuzaa”, i cili u vra më 29 gusht në një sulm izraelit kundër kampit Noor Shams.
@IDF bulldozers are currently demolishing streets and infrastructure during their raid into Nur Shams refugee camp in Tulkarm. pic.twitter.com/FzyVVWnxCY
— Jordan
(@Mhmmd_Jordan) October 10, 2024
Xhihadi Islamik, një lëvizje islamike aktive në kampet e refugjatëve në Bregun Perëndimor verior, nuk e ka konfirmuar raportin.
Ushtria izraelite akuzon Mohammed Abdullah se është “i përfshirë në shumë sulme në rajon”.
Në Noor Shams, degët e armatosura të lëvizjeve të ndryshme palestineze shpesh njoftojnë se humbasin luftëtarë ose në përleshjet me ushtarët izraelitë ose në sulmet ajrore izraelite.
Në këtë kamp, më shumë se 13,000 palestinezë janë të grumbulluar në një sipërfaqe prej 0,21 kilometra katrorë.
Kampi u krijua në 1952 për të akomoduar palestinezët që u larguan ose u detyruan të largoheshin nga periferia e Haifës pas krijimit të Izraelit./vizionplus.tv