minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Izraeli thirrje palestinezëve: Largohuni të gjithë nga Gaza, do iu bombardojmë - Shqiperia.info

Ushtria izraelite ka paralajmëruar të gjithë banorët e qytetit të Gazës që të evakuohen nga jugu në Rripin qendror të Gazës, mes operacioneve të intensifikuara në veri.

Fletëpalosjet e lëshuara nga avioni udhëzojnë “të gjithë në qytetin e Gazës” të largohen nga ajo që përshkruhet si “zonë e rrezikshme luftarake” përmes rrugëve të sigurta të përcaktuara, të shënuara si dy rrugët që të çojnë në strehimore në Deir al-Balah dhe al-Zaëaida.

OKB-ja deklaroi se është thellësisht e shqetësuar për urdhrat e evakuimit që janë dhënë. Është hera e dytë që nga fillimi i luftës që qytetit të Gazës në tërësi i kërkohet të evakuohet.

Gjatë dy javëve të fundit, forcat izraelite kanë rihyrë në disa rrethe ku ushtria beson se Hamasi dhe luftëtarët e Xhihadit Islamik Palestinez janë rigrupuar që nga fillimi i vitit.

Hamasi tha se aktiviteti i ri i Izraelit në qytet po kërcënon të dëmtojë negociatat për një armëpushim të mundshëm dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve, e cila rifilloi të mërkurën në Katar. Në bisedime marrin pjesë shefat e inteligjencës së Egjiptit, SHBA-së dhe Izraelit, si dhe kryeministri i Katarit.

Zyrtari i lartë i Hamasit, Hossam Badran, i tha AFP se Izraeli “o përpiqet të ushtrojë presion mbi negociatat duke intensifikuar operacionet e bombardimeve, zhvendosjen dhe kryerjen e masakrave.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu theksoi angazhimin e Izraelit për një marrëveshje për sa kohë që “vijat e kuqe ruhen”./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version