minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Izraeli nënshkruan marrëveshje për 25 avionë të tjerë luftarakë F-35 nga SHBA - Shqiperia.info

Izraeli ka nënshkruar një marrëveshje me SHBA-në për të blerë 25 avionë luftarakë F-35 për 3 miliardë dollarë, njoftoi Ministria izraelite e Mbrojtjes.

Me këtë marrëveshje, Izraeli synon të rrisë në 75 numrin e avionëve luftarakë të avancuar Lockheed Martin.

Ministria izraelite e Mbrojtjes raportoi se Letra e Ofertës dhe Pranimit (LOA) është nënshkruar zyrtarisht për 25 avionë, të cilët do të fillojnë të dorëzohen nga viti 2028 me një normë prej 3-5 avionësh në vit.

Izraeli është i vetmi vend të cilit i janë shitur F-35 me të drejtën për të përshtatur softuerin dhe sistemet e avionit për të përdorur sistemet e armëve të prodhimit të tij./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version