minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Izraeli bombardon Gazën gjatë natës, terror ndaj civilëve, frika e hakmarrjes pas vrasjes së numrit dy të Hamasit - Shqiperia.info

Ky fillimviti e ka gjetur Gazën sërish nën sulmet vdekjeprurëse të Izraelit, duke shkaktuar terror dhe kaos tek civilët.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze raportoi se pesë persona ishin vrarë dhe tre të plagosur gjatë së martës, pasi ushtria izraelite bombardoi selinë e saj në Khan Younis, një qytet në jug të Rripit të Gazës.

Organizata humanitare tha se forcat izraelite kishin shënjestruar katin e tetë të selisë së saj. Po ashtu, dronët bombarduan në afërsi të spitalit fqinj Al-Amal.

Nga ana tjetër, Izraeli tha se trupat e tij kishin vrarë dhjetëra terroristë në Jabalia, në Gazën veriore dhe kishin shënjestruar të tjerë në qytetin e Gazës.

“Trupat konfiskuan armë dhe çmontuan raketahedhës”, shtuan Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF).

Gjithashtu, mediat raportojnë se sulmet eliminuan edhe numrin dy të Hamasit,  Saleh Arouri. Vrasja e tij mund të ndryshojë rrjedhën e luftës, duke sjellë një hakmarrje të ashpër nga Hamasi./vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version