Një shqiptar është arrestuar nga policia spanjolle pasi akuzohet se ka goditur një person me thikë. Ngjarja ka ndodhur në Eixample të Barcelonës.

Mossos d’Esquadra kanë arrestuar shqiptarin, i cili sipas medieve në spanjë ka goditur me thikë në këmbë një person.

I lënduari ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Si ndodhi ngjarja

Viktima kishte parkuar makinën përballë lokalit në rrugën Entença dhe kishte hapur derën.

Shqiptari iu afrua papritur automjetit dhe e ka goditur me thikë në këmbë, siç kanë sqaruar burime policore për këtë medium.

Mossos d’Esquadra ka marrë njoftimin në orën 23:08 dhe ka shkuar në vendngjarje, ku ndodhej edhe personi i plagosur. Pak minuta më vonë ata kontrolluan zonën dhe gjetën agresorin e dyshuar, i cili u vu menjëherë në pranga./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version