Autoritetet në Britaninë e Madhe kanë ngritur akuza për sulm seksual ndaj ish-deputetit të Partisë Laburiste, Conor McGinn, për një ngjarje që dyshohet se ka ndodhur në korrik të vitit 2022.
Sipas Prokurorisë, një grua e ka denoncuar McGinn-in në vitin 2022 për sulm seksual, ndërsa autoritetet kanë vlerësuar se ekzistojnë prova të mjaftueshme për ngritjen e ndjekjes penale.
Zëvendësprokurorja e Londrës së Jugut, Jessica Ëalker, deklaroi se ndjekja penale është “në interes të publikut”.
Statusi partiak i McGinn-it, 41 vjeç, u pezullua në vitin 2022 pas padisë së ngritur ndaj tij. Ai vazhdoi të ushtrojë detyrën si deputet i pavarur deri në Zgjedhjet Parlamentare të vitit 2024, ku nuk arriti të rizgjidhet.
Ish-deputeti pritet të dalë para gjykatës muajin e ardhshëm, ku do të thirret të përgjigjet për akuzat që rëndojnë ndaj tij.

