minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Irani akuza ndaj SHBA dhe Britanisë: Dëshironi zgjerimin e luftës në Lindjen e Mesme - Shqiperia.info

Irani përmes një deklarate zyrtare theksoi se dënon fuqishëm sulmet e reja të Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar në Jemen.Sipas Iranit këto sulme bien në kundërshtim me retorikën e dy vendeve, të cilat pretendojnë se nuk duan një zgjerim të luftës në Lindjen e Mesme.

“Këto sulme janë një shkelje e përsëritur e sovranitetit dhe integritetit territorial të Jemenit dhe një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar “, tha në një deklaratë zëdhënësi diplomatik iranian, Nasser Kanani.

Sipas zyrtarëve iranianë, Uashingtoni dhe Londra përdorin qasjen militariste për të promovuar qëllimet e tyre të paligjshme.

“Veprimet e tyre janë qartësisht në kundërshtim me pretendimet e tyre të përsëritura se nuk duan që konflikti të zgjerohet në rajon”, nënvizohet në deklaratë.

Presidenti amerikan, Joe Biden siguroi të martën e kaluar se ai nuk kërkon zgjerimin e luftës në Lindjen e Mesme, në një kohë konfliktesh mes Izraelit dhe lëvizjes islamike palestineze Hamas në Rripin e Gazës.

Këto sulme ajrore pasuan një seri sulmesh amerikane kundër forcave elitare iraniane dhe grupeve të armatosura pro-iraniane në Siri dhe Irak , si hakmarrje për vrasjen e tre ushtarëve amerikanë në Jordani më 28 janar./vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version