minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Influencerja vritet nga bashkëshorti para syve të vajzës - Shqiperia.info

Theresa Cachuela,  nënë e tre fëmijëve dhe pronare e House of Glam Hawaii LLC në Waipahu, u qëllua në kokë dhe u vra nga Jason Cachuela, 44 vjeç, në parkingun Pearlridge Center të premten në mëngjes.

Skenën e vrasjes së tmerrshme e pa edhe vajza e saj, e cila i tha policisë se babai i saj kishte tërhequr këmbëzën. Pak minuta më vonë sulmuesi u gjet i vdekur në automjetin e tij, pasi kishte qëlluar veten.

Vrasja ndodhi dy javë pasi një gjykatës pranoi kërkesën e Cachuela për një urdhër mbrojtjeje kundër burrit të saj.

“Ky nuk ishte një akt i rastësishëm, pasi viktima dhe autori ishin përfshirë në një sherr kohët e fundit”, tha të premten nënkoloneli i policisë Deena Thoemmes.

“Ne e dimë se kishte një urdhër të dorëzuar ndaj tij, kështu që kjo është arsyeja pse çështja u klasifikua si vrasje e shkallës së parë”, përshkroi ai.

Gruaja përshkroi se burri i saj , me të cilin po ndahej, kishte kërcënuar se do të vriste veten më pas ai e çoi vetëm në Waikiki dhe i drejtoi një thikë në fyt, duke e lënduar dhe frikësuar. Të nesërmen në mëngjes ai u shfaq në shtëpinë e saj herët në mëngjes për të kërkuar falje.

“Unë u përpoqa ta ndihmoja dhe të flisja me të, por ai vazhdoi të kërcënonte përsëri se do të vriste veten”, kishte deklaruar viktima. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version