minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Incident në ajër, avionit me pasagjerë i shkëputet dritarja gjatë fluturimit (VIDEO) - Shqiperia.info

Një incident ajror u shënua të premten e 5 janarit në Amerikë. Një avion me pasagjerë i linjës Alaska Airlines u detyrua të bëjë ulje emergjente në shtetin amerikan të Oregonit pasi një pjesë e tij u shkëput në ajër.

35 minuta pas fluturimit për në Kaliforni një pjesë e jashtme e avionit, duke përfshirë dhe një dritare u shkëput. Ai po fluturonte në më shumë se 4,876 m kur filloi zbritjen emergjente, sipas të dhënave të gjurmimit të fluturimit.

Agjencia Federale e Aviacionit të SHBA tha se ndonëse ekuipazhi e raportoi si një problem me presionin e ajrit, avioni u kthye i sigurt.

Autoritetet kanë nisur hetimet të cilat do të mbështeten dhe nga një ekip teknik.

Kompania Alaska Airlines tha se incidenti ndodhi menjëherë pas nisjes dhe se avioni ishte ulur i sigurt përsëri në Portland.

Ky incident është i rrallë, por ekuipazhi ynë i fluturimit u trajnua dhe u përgatit për të menaxhuar në mënyrë të sigurt situatën”, deklaroi kompania e linjës ajrore informon BBC./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version