minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
I dehur dhe i droguar, shqiptari humb kontrollin e makinës dhe përmbyset. Vdes partnerja 24-vjeçare, në gjendje të rëndë foshnja - Shqiperia.info

ITALI – Një aksident i rëndë ka ndodhur në provincën Latina. Ali Hoxha, 25 vjeç me origjinë shqiptare humbi kontrollin e makinës së tij “Volkswagen Golf” dhe makina më pas u rrotullua për të paktën njëqind metra.

Si pasojë e aksidentit humbi jetën partnerja e tij 24-vjeçare Mariagrazia Bedin, ndërsa djali i tyre 6 muajsh është në gjendje të rëndë për jetën. Çifti ishin prindër të tre fëmijëve.

Pak orë pas aksidentit tragjik Ali Hoxha është arrestuar nga policia rrugore me akuzën e vrasjes. Pas testit rezultoi se 25-vjeçari ishte nën efektin e drogës dhe alkoolit./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version