minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Hungaria do të marrë pjesë në konferencën e paqes në Zvicër pavarësisht lidhjeve me Moskën - Shqiperia.info

Hungaria konfirmoi sot se do të marrë pjesë në konferencën e paqes më 15 qershor në Zvicër, pavarësisht se mban lidhje të ngushta me Rusinë, e cila nuk është ftuar.

Hungaria, një anëtare e BE-së dhe NATO-s, kritikon ashpër sanksionet perëndimore kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.

Krahas kësaj, kryeministri hungarez Viktor Orbán ka mbajtur marrëdhënie të ngushta me Moskën, duke shkaktuar reagimin e partnerëve të tij.

“Hungaria do të përfaqësohet në konferencë në nivel ministror,” tha Ministri i Jashtëm Peter Szijjártó nga Shën Petersburgu ku po merr pjesë në një forum ekonomik.

Samiti i Ukrainës synon të sigurojë mbështetjen ndërkombëtare për propozimet e paqes të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, të cilat përfshijnë tërheqjen e trupave ruse nga vendi i tij.

Rusia e ka hedhur poshtë këtë iniciativë si humbje kohe.

Nga ana e saj, Hungaria nuk i ka ofruar ndihmë ushtarake Ukrainës, ndërkohë që ka bllokuar nismat evropiane për të mbështetur Kievin.

Budapesti ka kritikuar prej kohësh Ukrainën për kufizimin e të drejtave të hungarezëve që jetojnë në Ukrainë, veçanërisht kur bëhet fjalë për mësimin e gjuhës së tyre amtare.

Ndërsa Evropa Perëndimore ka kërkuar të heqë dorë nga gazi rus, Hungaria merr 4.5 miliardë metra kub gaz në vit nga Rusia sipas një kontrate 15-vjeçare të nënshkruar në 2021./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version