
Dy alpinistë humbën jetën nga një ortek të shtunën, në Alpet italiane, pranë kufirit me Zvicrën, njoftoi sot shërbimi i shpëtimit.
Orteku ka ndodhur rreth mesditës, në një lartësi prej 2200 metrash në luginën Formaca, në rajonin Piemonte të Italisë veriore.
Një nga viktimat u hodh nga orteku në liqenin në fund të shpatit, ndërsa trupi tjetër u gjet në dëborë.
Pavarësisht erërave të forta, helikopteri arriti të zbarkonte një ekip shpëtimi të ndihmuar nga një njësi qensh.
Një helikopter zjarrfikës me zhytës u dërgua për të nxjerrë trupin nga liqeni, thanë ekipet e shpëtimit.
Identiteti i viktimave nuk është bërë i ditur. /vizionplus.tv