minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
HORROR/ 22-vjeçari vret nënën e të dashurës dhe e fut në frigrorifer - Shqiperia.info

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Brazil. Mediat vendase raportojnë se një 22-vjeçar ka vrarë nënën e të dashurës së tij 13-vjeçare.

Por nuk është mjaftuar me kaq. Për të fshehur gjurmët e krimit, ai ka mbështjellë trupin e pajetë të 44-vjeçares të cilin më pas e ka transportuar dhe e ka futur në një frigrorifer.

Viktima 44-vjeçare u vra pas një debati me vajzën e saj 13-vjeçare dhe të dashurin e vajzës 22-vjeçar në shtëpinë e saj në qytetin verilindor të Maceió, tha policia e Alagoas të martën.

Vajza e viktimës dhe 22-vjeçari janë arrestuar nga Policia. 22-vjeçari ka pranuar krimin para policisë, ndërsa mësohet se më pranga ka rënë edhe babai i 22-vjeçarit , pasi ka ndihmuar të birin në fshehjen e kufomës.

I dashuri i 13-vjeçares akuzohet për vrasje, fshehje të kufomës dhe korrupsion të të miturit sipas sistemit ligjor brazilian, tha shefi i policisë Alagoas. Ai i tha agjencisë braziliane të lajmeve G1 se debate mes të treve nisi kur viktima u kthye nga puna në shtëpinë e saj, kur ajo pa se në banesë bashkë me vajzën e saj të mitur ishte dhe 22-vjeçari.

Mësohet se 44-vjeçarja ishte kundër lidhjes së vajzës me të riun. Madje ajo kishte ndaluar të bijën që të takohej me 22-vjeçarin. Me sa duket kur ajo pa të riun në shtëpnë e saj, atëherë ka nisur debati i cili përfundoi me vrasje.

Një zëdhënës i policisë i tha agjencisë braziliane të lajmeve G1 se vajza adoleshente u përpoq të mbulonte krimin duke u shtirur si nëna e saj dhe duke dërguar mesazhe WhatsApp te kolegët e 44-vjecares, ku u shkruante se nuk do te shkonte ne pune të nesërmen. /vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version