minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Hamasi mban peng tre izraelitë që konsideroheshin të zhdukur - Shqiperia.info

Tre izraelitë të cilët u raportuan të zhdukur pas sulmit të nisur nga Hamasi më 7 tetor po mbahen peng në Rripin e Gazës, kështu pretendon ushtria izraelite.

“Tre civilë që u raportuan si të zhdukur deri më tani janë identifikuar si pengje dhe familjet e tyre janë informuar”, tha zëdhënësi ushtarak, Daniel Hagari.

N këtë mënyrë numri i pengjeve në Gaza shkon në 132. Ofensiva e Hamasit në Izraelin jugor shënoi 1,140 njerëz të vdekur në Izrael, shumica prej tyre civilë, ndërsa rreth 250 njerëz u rrëmbyen dhe u dërguan në Gaza, nga të cilët rreth 100 u liruan gjatë armëpushimit në fund të nëntorit.

Izraeli është zotuar të “shkatërrojë” lëvizjen islamike palestineze si hakmarrje dhe që nga fillimi i luftës, 22,438 njerëz, kryesisht gra, adoleshentë dhe fëmijë të vegjël, janë vrarë në Rripin e Gazës, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Hamasi./vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version