Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur të shtunën në një periferi të Seulit, ku ylli i K-pop-it Nana dhe nëna e saj arritën të neutralizonin një hajdut që kishte hyrë me forcë në banesën e tyre. Lajmi u konfirmua sot nga autoritetet e Koresë së Jugut.

Sipas policisë, 34-vjeçarja Nana emri i artit, Lim Jin-a dhe nëna e saj u përleshën me autorin, një burrë rreth të 30-ave, duke e mbajtur të bllokuar derisa mbërritën efektivët dhe e arrestuan.

Të dyja u transportuan në spital me plagë të lehta, raportoi agjencia e lajmeve Yonhap.

Nana u bë e njohur në vitin 2009 si pjesë e grupit të vajzave After School, ndërsa popullariteti i saj u rrit ndjeshëm me nën-grupin Orange Caramel. Videoklipi i hitit të tyre “Catallena” (2014) ka grumbulluar mbi 38 milionë shikime në YouTube.

Përveç karrierës si këngëtare, Nana është edhe modele dhe aktore, duke fituar çmime për rolet e saj në filma dhe seriale televizive.

/vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version